E Premte, 6 Nëntor 2026

Ngritën alibinë se u sulmua nga ariu, nënë e bir mohojnë vrasjen e Urim Fikut! Zbardhet dëshmia në gjykatë: S’kemi lidhje me ngjarjen

Sadete Fiku dhe djali i saj, Gazmir Fiku, kanë mohuar përfshirjen në vrasjen e 61-vjeçarit Urim Fiku, ngjarje e ndodhur më 3 nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës.

urim, sadete dhe gazmir fiku

Gjatë seancës që po zhvillohet në Gjykatën e Dibrës për caktimin e masës së sigurisë, ata janë shprehur se nuk kanë lidhje me krimin.

“Nuk e vramë ne, nuk kemi lidhje me ngjarjen”, kanë deklaruar ata.

57-vjeçarja dhe djali i saj 33-vjeçar u arrestuan një ditë pas ngjarjes, pasi dyshohen për përfshirje në vrasjen e Urim Fikut.

Fillimisht, familjarët pretenduan se 61-vjeçari ishte sulmuar nga një ari, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se ai kishte një plagë arme zjarri në gjoks.

Gjithashtu, në trupin e viktimës u konstatuan dëmtime në kokë, duke shtuar dyshimet e hetuesve për rrethanat e vdekjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›