Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Të enjten, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Reshje shiu me intensitet të ulët dhe karakter lokal pritet të regjistrohen në orët e mëngjesit, fillimisht në veri të vendit, për t’u shtrirë gradualisht edhe në zonat e tjera.
Herë pas here, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave të izoluara, kryesisht në verilindje dhe lindje.
Pas mesditës, reshjet me intensitet të ulët do të mbeten të përqendruara kryesisht në zonat malore deri në orët e pasdites, për t’u ndërprerë më pas.
Era do të fryjë e lehtë, me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s.
Në det pritet valëzim i ulët, me forcë 1 ballë.