E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Një grup studentësh në protestë para Ministrisë së Arsimit - ATSH -

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Një grup studentësh vijuan edhe sot marshimin në rrugët e Tiranës si edhe nëpër fakultete, duke protestuar kundër klasës politike në vend si dhe duke kërkuar bojkotimin e mësimit. Pas marshimit, një pjesë e tyre u mblodhën për të protestuar para Ministrisë së Arsimit.

Nga ana tjetër, në universitetet publike është zhvilluar sot normalisht procesi mësimor në auditorë. Mësimi është zhvilluar në Universitetin e Mjekësisë si dhe në Fakultetin e Drejtësisë, të Histori-Filologjisë, në Fakultetin e Ekonomisë si dhe tek Universiteti Politeknik.

Rikthimi i studentëve në auditorë i dha fund bojkotit për rreth dy javë. Vendimi për rikthimin në mësim u mor nga vetë studentët përmes komunikimeve në grupet e tyre, me argumentin se çdo orë e humbur është në dëm të tyre.

(vijon…)

1 nga 8

/m.q/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›