Noka: Mazhoranca synon që çdo seancë ta kthejë në farsë

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike deklaroi sot në seancën plenare në Kuvend se, mazhoranca synon që çdo seancë ta kthejë në farsë.
Në fjalën e tij për kalendarin e punimeve në Kuvend se, “të tentosh të kthesh edhe këtë parlament dhe të vazhdosh të instrumentalizosh në këtë parlament një farsë tjetër, kjo nuk ishte menduar kurrë, as nuk ishte imagjinuar kurrë”.
Noka u shpreh se edhe ministrat duhet të lihen të flasin pasi disa prej tyre shqiptarët nuk i njohin ende.
“Edhe këta ministra këtu gjysmën e tyre nuk i njeh asnjë shqiptar. Po edhe këta kanë nevojë të flasin. Lërini të flasin. Duhet të flisni t’ju dëgjojnë shqiptarët, çfarë dini të bëni, çfarë dini të thoni, pse jeni aty? A jeni oborrtarë apo jeni ministra qeveritarë?”.
“Ju doni që çdo seancë të kthehet në farsë”, iu drejtua Noka deputetëve të mazhorancës.
Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare. Gjatë kësaj seance u miratua procesverbali i seancës plenare të datës 24 shtator, ku u miratua përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare. Po ashtu gjatë seancës u miratua edhe kalendari tre javor i punës së Kuvendit, që i hapë rrugë nisjes nga puna të komisioneve parlamentare.
/gj.m/a.f/