E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Numërohen 88 qendra votimi në Gjirokastër, kryeson PS me 63.37% të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 88 qendra votimi nga 198 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 10794 vota ose 63.37 %.

Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 4926 vota ose 28.92 % të tyre.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 537 vota ose 3.15 %.

Partia “Mundësia” ka marrë 245 vota ose 1.44 % të votave.

Partia Social Demokrate ka marrë 161 vota ose 0.95%.

Lëvizja Bashkë ka marrë 161 vota ose 0.95%.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›