Numërohen 54 qendrat e votimit në Shijak, PS kryeson me 54,64 % të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në bashkinë Shijak, të qarkut Durrës ka përfunduar procesi i numërimit në të 54 qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 1718 vota ose 54,64 %.
Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 5266 vota ose 40,43% të tyre.
Partia “Mundësia” ka marrë 229 vota ose 1,76 % të votave.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 185 vota ose 1,42%.
Partia Socialdemokrate ka marrë 14 vota ose 0,11%.
Lëvizja Bashkë ka marrë 115 vota ose 0,88% të votave.

/j.p/