E Martë, 3 Nëntor 2026

OSBE: Drejtësia transparente, themel i qeverisjes demokratike

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Drejtësia transparente nuk është thjesht një aspiratë, por themel i qeverisjes demokratike.

Këtë javë, në Vlorë, Prezenca e OSBE-së trajtoi një dimension thelbësor të reformës në sektorin e drejtësisë: pajisjen e prokurorëve me aftësitë e komunikimit që janë të domosdoshme për t’i shërbyer qytetarëve në mënyrë efektive.

Trajnimi intensiv dyditor me temë “Fuqizimi i kapaciteteve të Prokurorëve për Media: Komunikimi me publikun dhe angazhimi me median”, mblodhi profesionistë nga Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

Kur prokurorët arrijnë të shprehin çështje të ndërlikuara ligjore në mënyrë të qartë dhe të ndërveprojnë profesionalisht me median, ata forcojnë besueshmërinë institucionale dhe rrisin transparencën në sektorin publik, një element kyç për forcimin e besimit të qytetarëve, thekson Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Gjatë këtij trajnimi, prokurorët për media përmirësuan aftësitë e tyre në ndërtimin e mesazheve të qarta dhe të përmbledhura, përgatitjen e duhur për intervista me median, si dhe menaxhimin e komunikimit efektiv në raste të ndjeshme. Pjesëmarrësit zhvilluan aftësitë e tyre përmes një kombinimi të ushtrimeve teorike dhe praktike, simulimeve me raste reale, si dhe vlerësimeve nga kolegët dhe vetëvlerësimeve.

Kjo nismë nënvizon angazhimin e palëkundur të Prezencës për të mbështetur reformën në drejtësi në Shqipëri.

1 nga 8

/gj.m//r.e//a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›