E Martë, 3 Nëntor 2026

OSBE përforcon kapacitete e Policisë në luftën kundër trafikimit të personave

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Prezenca e OSBE-së në Tiranë përmbylli ciklin e dytë të programit të mentorimit për Policinë e Shtetit për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.

Sipas OSBE-së, trajnimet u zhvilluan në Tiranë, Shkodër, Kukës, Vlorë, Elbasan dhe Durrës nga 22 maji deri më 27 qershor.

Në njoftimin e OSBE-se, thuhet se oficerët e trajnuar më parë drejtuan takimet si mentorë, duke ua kaluar aftësitë kolegëve të rinj.

“60 oficerë policie dhe psikologë u trajnuan në teknikat speciale të hetimit, mbi metodat e intervistimit të viktimave në moshë të mitur e madhore rreth traumave si dhe mbi praktikat më të mira të qasjes me fokus te viktimat”, thuhet në njoftim.

Kjo nismë, e bazuar në trajnimin përmes mentorimit, ofron njohuri dhe teknika të specializuara për oficerët e Policisë që janë përgjegjës për hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore, duke i aftësuar ata për të kryer intervista delikate me viktimat.

Programi i trajnimit fuqizon pjesëmarrësit që të bëhen vetë trajnerë, duke mundësuar përcjelljen e ekspertizës tek institucionet ligjzbatuese.

Programi është pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së “Forcimi i kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese për bashkëpunimin ndërsektorial dhe ndjekjen penale të trafikimit të personave”, që financohet nga Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Italia dhe Irlanda.

Prezenca e OSBE-së në Tiranë gjatë ciklit të dytë të programit të mentorimit për Policinë e Sht... 1 nga 19

/e.i//a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›