OSSH, numra kontakti për raportimin e problemeve me energjinë në zonat bregdetare

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) bëri të ditur se ekipet kanë menaxhuar me efikasitet rritjen e kërkesës për konsum të energjisë elektrike me nisjen e sezonit turistik në zonat bregdetare.
Përmes një njoftimi, OSSH thekson se, për t’iu përgjigjur kërkesave të klientëve gjatë kësaj periudhe, janë vënë në dispozicion numrat e kontaktit të agjencive të OSSH-së që mbulojnë zonat turistike pranë bregdetit, nga Velipoja deri në Ksamil, si dhe zonën e Pogradecit.
Sipas OSSH-së, qytetarët dhe subjektet turistike mund të kontaktojnë numrat e emergjencës për secilën zonë, si dhe Call Center-in 24 orë, për raportimin e problematikave dhe ndërhyrjen e ekipeve teknike.
“Ekipet tona do t’iu reagojnë me korrektësi për zgjidhjen e problemit dhe rikthimin në kohë të energjisë elektrike pranë banesave dhe subjekteve tuaja”, bëri të ditur OSSH.
OShEE nënvizon se, vijon monitorimi i rrjetit të shpërndarjes gjatë sezonit turistik, me qëllim garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm me energji elektrike për qytetarët, bizneset dhe vizitorët.

/e.xh/j.p/