E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe lekura dallon te njerezit

Njerezit e races se bardhe dallojne nga njeri-tjetri ne baze te ndjeshmerise se lekures se tyre ne diell.

Ne baze te ndjeshmerise se lekures ndaj rrezeve te diellit, njerezit i ndajme ne kater 'fototipa' te ndryshem:

Fototipi 1: Ka lekure te ndritshme, me njolla, floke te kuqe ose bionde, dhe sy te kalter ose te gjelber. Ky tip i lekures kurre nuk nxihet dhe gjithmone digjet. Pigmentimi eshte shume i dobet dhe kjo eshte arsyeja kryesore e mosrezistimit ndaj diellit. Kete tip te lekures e kane rreth 2% e popullates.

Fototipi 2: Lekura eshte e ndritshme me tendence te zhvillimit te njollave ne vere dhe me floke bionde. Edhe ketu pigmentimi eshte i dobet, keshtu qe lekura eshte e prire per t'u djegur. Nese nuk ka mbrojtje adekuate, djegiet paraqiten pas 10 ose 20 minutash qendrimi ne diell. Kete tip te lekures e kane 12% e njerezve.

Fototipi 3: Lekure mesatarisht e ndritshme, me floke kafe ose te zeza dhe me sy ngjyre kafe. Edhe pse per shkak te pigmentimit te mire ky tip i lekures eshte me pak i ndjeshem ndaj diellit, pas qendrimit me te gjate se nje ore ne diell pa mbrojte mund te paraqiten shenjat e djegies. Ky tip i lekures eshte me i shpeshti dhe perfaqesohet te 78% e popullates.

Fototipi 4: Paraqet fototipin e erret (tipi mediteran), lekura e erret dhe floket e zeza. Per shkak te pigmentimit te forte ky tip i lekures eshte me i qendrueshem ne diell. 8% e popullates e kane kete tip te lekures.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›