E Diel, 1 Nëntor 2026

Vitamina C zvogelon rrezikun nga diabeti

Nje studim i ri britanik ka treguar se konsumimi i sasive te medha te vitamines C me ane te ushqimit mund te zvogeloje rrezikun nga semurja me diabet tip 2.

Ne studimin e realizuar te meshkujt dhe femrat me moshe mesatare eshte treguar se personat me nivel me te larte te vitamines C ne gjak kane qene shume me pak te rrezikuar qe ta zhvillojne diabetin tip 2.

Ne periudhen 12-vjecare, sa ka zgjatur studimi, vetem 3.2% nga 22.000 pjesemarresit ne studim te cilet kishin pasur sasi te larte te vitamines C ne gjak kane zhvilluar semundjen e diabetit.

Duke pasur parasysh se pemet dhe perimet jane burimet kryesore te vitamines C, ekspertet rekomandojne konsumimin gjithnje e me te madh te tyre me qellim qe te parandalohet semundja e sheqerit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›