E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacion i SPAK dhe Policisë, masa sigurie për trafik droge dhe pastrim parash

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon gjatë ditës së sotme një operacion të gjerë për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Sipas informacioneve paraprake, personat nën hetim dyshohen për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se aksioni është ende në zhvillim, ndërsa forcat e Policisë dhe hetuesit e SPAK po kryejnë veprime në disa zona të vendit për lokalizimin dhe ekzekutimin e masave të sigurisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se detaje më të hollësishme mbi operacionin, numrin e personave të përfshirë dhe rezultatet e arritura do të bëhen publike pas përfundimit të aksionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›