E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita kërkon dorëheqjen e Berishës

“Berisha të dorëhiqet, nuk ka më vend për të në qeveri”. Këtë kanë kërkuar sot partitë e vogla opozitare përfshi LSI, PDS dhe PAD. Kreu I LSI Ilir Meta akuzoi kryeministrin Berisha se e ka zhytur vendin në krizë të thellë ekonomike dhe institucionale duke e cilësuar kreun e qeverisë si rrezik për demokracinë. Për të gjitha këto arsye sipas Metës reformat në vend nuk mund të ecin pa dorëheqjen e Berishës. Dorëheqje të kryeministrit ka kërkuar edhe kreu I PDS Paskal Milo ndërsa e ka nënvizuar si shumë të rëndë aktualitetin në vend. LSI, PDS dhe PAD tentojnë bashkëpunimin e tyre të parë zgjedhor. Në përzgjedhjen e pjesshme që pritet të mbahen në Kashar më 27 korrik këto tre parti do të dalin me kandidat të përbashkët për kryetarin e ri të komunës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›