E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Shqiperia, nen mesataren e rajonit ne luftën kundër korrupsionit

Është shqetësues fakti që, ndërsa mbarë opinioni publik dhe opozita, përmes një politike të re konstruktive, jep një mbështetje totale për reformat integruese në BE, vendi ynë, Shqipëria të mbetet nën mesataren e rajonit dhe mbas vendeve fqinje në drejtim të Lirisë së Fjalës dhe Përgjegjshmërisë Qeverisëse, Stabilitetit Politik, Efikasitetit Qeverisës, Shtetit të së Drejtës dhe Kontrollit të Korrupsionit. Ky është shqetësimi i ngritur sot nga Partia Socialiste nëpërmjet deputetit të saj, Blendi Klosi.

Partia Socialiste e Shqipërisë duke rishprehur angazhimin e vet të vazhdueshëm në mbështetje të reformave madhore që duhet të ndërmarrë vendi ynë në rrugën e tij integruese në strukturat e BE, vëren me shqetësim se kohët e fundit në një sërë raportesh monitoruese të organizmave të ndryshme ndërkombëtare sic janë ai i Transparency International, Freedom House, Raporti Vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe së fundi Raporti i Bankës Botërore, ngrihet me forcë dhe tërhiqet vëmendja në hapat e mangët në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

 Duke marrë shkas nga Raporti i fundit i Bankës Botërore, raport që Partia Socialiste gjykon se pasqyron në mënyrë realiste situatën aktuale në Shqipëri, ne shprehim shqetësimin e vazhdueshëm se qeveria aktuale dhe maxhoranca qeverisëse në vend që të përqendrohen në realizimin e reformave konkrete në këto fusha përdor demagogjinë për të mbuluar këtë hendek të identifikuar qartë në raportet e institucioneve prestigjoze të lartpërmendura.

Është shqetësues fakti që, ndërsa mbarë opinioni publik dhe opozita, përmes një politike të re konstruktive, jep një mbështetje totale për reformat integruese në BE, vendi ynë, Shqipëria të mbetet nën mesataren e rajonit dhe mbas vendeve fqinje në drejtim të Lirisë së Fjalës dhe Përgjegjshmërisë Qeverisëse, Stabilitetit Politik, Efikasitetit Qeverisës, Shtetit të së Drejtës dhe Kontrollit të Korrupsionit.

 “Dëshirojmë të veçojmë faktin se në vlerësimin që i bëhet Shqipërisë sa i përket stabilitetit politik, falë politikës konsensuale dhe mbështetëse për reformat madhore të vendit që ka ofruar opozita e sotme, Shqipëria vlerësohet me pozitivisht, ndonëse edhe këtu “mbetet shumë më mbrapa se mesatarja rajonale e Europës Lindore dhe Balltikut.”” – është shprehur Blendi Klosi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›