E Diel, 1 Nëntor 2026

Osmani merr pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes në Uashington

PRISHTINË, 18 shkurt /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë të enjten në ceremoninë zyrtare të themelimit të Bordit të Paqes, nismë e presidentit amerikan, Donald Trump për dhënie fund të konflikteve në botë.

Lajmin e njoftoi këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

Më parë, presidenti Trump ka bërë të ditur se ceremonia do të zhvillohet më 19 shkurt në Institutin për Paqe të Trumpit në Uashington.

Bordi i Paqes është themeluar më 22 janar në Davos të Zvicës dhe ka 27 anëtarë.

Themelimi i Bordit është parashikuar në planin 20-pikësh të presidentit Trump për paqe në Gazë, që është pranuar nga Izraeli dhe Hamasi, organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera, në tetor të vitit 2025.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›