Osmani takim me Ruge: Kosova është e përkushtuar për anëtarësim në NATO

PRISHTINË, 23 shtator/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Nju Jork ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.
Osmani u shpreh se gjatë këtij takimi ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.
“Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike”, shkroi Osmani.
Edhe këtë vit presidentja Osmani po qëndron në New York për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës se Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbahet nga data 22 shtator deri më 30 shtator.
/Kosovapress/