E Hënë, 2 Nëntor 2026

PAKISTAN – Mbi 200 të vdekur nga përmbytjet

ISLAMABAD, 15 gusht  /ATSH- DPA/ – Mbi 200 persona kanë vdekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Kashmirin indian – të administruar nga Pakistani, thanë sot zyrtarët, ndërsa ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet pasi shumë banorë janë raportuar ende të zhdukur.

Në Pakistan, 164 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin malor të Himalajeve, ndërkohë që qindra punonjës shpëtimi dhe ushtarë janë dërguar për të kërkuar personat e mbijetuar – që mendohet se janë prekur nga rrëshqitjet e tokës.

Në Kashmirin e administruar nga Pakistani, të paktën 18 persona kanë humbur jetën në rajonin e Gilgit-Baltistan pranë kufijve me Indinë dhe Kinën.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës janë të zakonshme në rajonin malor të Himalajeve gjatë shirave sezonale të musoneve.

Të dhënat tregojnë se gjatë këtij sezoni, që nga fundi i qershorit, numri i viktimave nga përmbytjet ka arritur në mbi 400, në Pakistan.

“Pakistani është një nga vendet më të ndjeshme ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike”, sipas Kombeve të Bashkuara.

Në vitin 2022, përmbytjet masive dhe sëmundjet pasuese kanë shkaktuar mbi 2000 të vdekur në vend, kur një e treta e vendit ishte nën ujë. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›