E Hënë, 2 Nëntor 2026

SARAJEVË – Zjarre të shumta përfshijnë BH

SARAJEVË, 15 gusht /ATSH-AA/ – Temperaturat e larta dhe kushtet e motit të thatë kanë shkaktuar numër të madh zjarresh në të gjithë Bosnjë-Hercegovinën, me situatën më kritike të regjistruar në Hercegovinë.

Sipas një raporti nga Administrata Federale e Mbrojtjes Civile, që nga dje janë regjistruar zjarre të shumta ndërsa në Mostar është angazhuar edhe një avion “Air Tractor”.

Njësitet e zjarrfikësve të qytetit të Mostarit kanë shuar zjarret në Slipçiç dhe Miljkoviç, ku po digjej bar dhe bimësi e ulët.

Në Çapljin, një zjarr u regjistrua në qytetin e Çeljevës ndërsa zjarrfikësit e Cazinës shuan zjarret në dy lokalitete.

Në zonën e kantonit Una-Sana, një zjarr shpërtheu në Velika Klladushë, në Mërcelj, ku është djegur bari.

Zjarre janë regjistruar edhe në Zhivinice, Kakanj, Busovaç, Vakuf i Poshtëm dhe Gruda.

Autoritetet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›