PD: Niveli i korrupsionit i reduktuar, sondazhi i "TIA" ka nje lapsus
Partia Demokratike deklaroi se "Transparency International" del ne konkluzionin se ne Shqiperi eshte reduktuar niveli i korrupsionit. Sipas zedhenesit te PD-se, Gerti Bogdani, indeksi i "TIA" ne dy vitet e fundit, qe perkojne me qeverisjen e PD-se, ka njohur permiresim te qendrueshem, nga 2,4 ne vitin 2005, ne 2,6 ne vitin 2006 dhe 2,9 ne vitin 2007. "Nje muaj me pare, "Transparency International" publikoi indeksin per 2007, ku e rendiste Shqiperine rreth 20 shkalle me mire se viti i kaluar", theksoi Bogdani ne fjalen e tij. Ai theksoi se brenda sondazhit te fundit ka nje "lapsus", qe komprometon ndjeshem besueshmerine e tij. "Ky lapsus ka te beje me pohimin se 5% e qytetareve shqiptare paguajne ryshfete per te siguruar furnizimin me gaz, kur dihet qe shteti shqiptar nuk e ka ofruar dhe nuk e ofron nje sherbim te tille", vuri ne dukje zedhenesi i PD-se per raportin e TI-se. Bogdani kundershtoi dje edhe deklaratat e kreut te PS-se, Edi Rama, ne lidhje me sondazhin. "Krahasuar me vitin 2006, mosbesimi i qytetareve ndaj masave te qeverise per te luftuar korrupsionin eshte pergjysmuar (53% ne 2006 dhe 26% ne 2007), gje qe tregon se sot, ata qe besojne si Edi Rama, jane vetem 26% e qytetareve, cka perkon plotesisht me elektoratin e Partise Socialiste", theksoi Bogdani ne fjalen e tij.
F.M