E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Brendshme: Sondazhi i "TIA", ka rene niveli i korrupsionit

Krahasuar me vitin 2006, ka nje renie te ndjeshme te nivelit te korrupsionit ne lidhje me veprimtarine e Policise se Shtetit, veren sondazhi i "Global Corruption Barometer", i kryer nga "Transparency International", organizate prestigjioze, e cila perdor nje numer sondazhesh per te perpunuar ate qe njihet si indeksi i perceptimit te korrupsionit ne nje vend. Nese ne vitin 2006, 60 per qind e qytetareve kane pohuar se kane paguar ryshfete per policine, ne vitin 2007 ky numer eshte ulur ne 46 per qind. Por, eshte po ashtu e dukshme se presioni korruptiv, pra kerkesa per te paguar eshte shume me e ulet se numri real i atyre qe paguajne, sipas ketij sondazhi, rezultatet e te cilit u bene publike te enjten ne Tirane. "Ne rastin e policise, vetem 18 per qind e qytetareve pohojne se u eshte kerkuar ryshfet dhe se numri i atyre qe kane paguar eshte vetem 46 per qind e kesaj shifre, veren sondazhi "Global Corruption Barometer". Kjo tregon per nje renie te ndjeshme te presionit korruptiv nga ana e administrates, si dhe nje rezistence ndaj korrupsionit dhe nga ana e vete qytetareve", deklaroi dje Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, duke iu referuar sondazhit te kryer nga "Transparency International". Policia e Shtetit, ftoi qytetaret qe jo vetem te mos paguajne ryshfete, por te denoncojne per cdo punonjes shteteror qe u ben presion per te paguar, duke forcuar bashkepunimin e deritanishem te suksesshem dhe rezultativ me strukturat e zbatimit te ligjit ne luften e perbashket kunder korrupsionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›