E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha nuk mbajti premtimet për arsimin

Tiranë- Partia Socialiste ka renditur sot premtimet e pambajtura të qeverisë “Berisha” për arsimin. Gjatë një deklarate për shtyp, Ledi Shamku, kryetarja eKomisionit për Arsimin, Kulturën dhe Mediat në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ka numëruar gjithë premtimet e bëra dhe të pambajtura nga qeveria në fushën e arsimit.

“Vetëm pak ditë më parë Kryeministri tha se tashmë kemi një arsim të parametrave evropian, një gjë që nuk është aspak e vërtetë. Pasi shqiptarët brenda vendit po i shmangen arsimit publik e po u paguajnë me paratë e fundit arsimimin në shkolla private të fëmijëve të tyre”- tha ajo, duke shtuar se sistemi arsimor në Shqipëri ka dështuar; ka dështuar duke rritur skajshëm pasigurinë për të ardhmen e fëmijëve, për punësimin e tyre të nesërm, e për më tepërnë kushtet kur edukimi shkollor thjesht nuk ekziston.

Manipulimi i së vërtetës, sipas saj po bëhet duke lëshuar premtime të reja që mbijnë mbi e premtimeve të vjetra të pambajtura që po kalben në sirtarët e programeve kryeministrore.

Ja premtimet e dhëna, dhe të pambajtura që ka kujtuar sot Shamku:

1. Do kryhej reforma e plotë e kurrikulave mësimore dhe do të liberalizoheshin ato përmes konkurrencës?!

As reformë e as liberalizim! Por vetëm çoroditje marramendëse me tekste e altertekste të pakuptueshme.

2. Do dyfishoheshin pagat e mësuesve dhe do rritej statusi i tyre në shoqëri?!

As dyfishim pagash e as përballje të tyre me inflacionin gërryes. E më tepër, nga 13 paga, mësuesit sot marrin realisht 11. Sa për statusin, bëjmë më dije se mësuesi është figura më e pambrojtur ndaj politikave ministrore aktuale.

3. Numri i nxënësve për klasë do të ulej në 25-30 vetë?!

Këtë sajesë s'ka më prind që e beson pasi fëmija i tij, në qytet rraset në klasa me nga 57 nxënës, ndërsa në fshat fëmija në klasë të parë ka shok banke një në klasë të pestë, në të njëjtën orë mësimi.

4. Do arrihej që 100% e fëmijëve të kryenin arsimin 9-vjeçar?!

Por INSTAT publikon se afro 50% e tyre nuk e përfundojnë atë! Shqipëria po rrëshqet pa u ndalur në një analfabetizëm. Ky është sistemi europian që po ofron kjo e djathtë qeverisëse.

“Ky vit i fundit, është thjesht viti i katërt i një dështimi që po e paguani shqiptarët, e paguajnë sot baballarët dhe nënat e dëshpëruara, e që do e paguajnë nesër vendi”- tha në përfundim ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›