E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, urdhër Skënderbeu për Azem Hajdarin

Tiranë- Presidenti i Republikës, dekoroi sot me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, pas vdekjes, Azem Hajdarin, udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, Pishtar i Demokracisë dhe ish-deputet i Partisë Demokratike.

Në ceremoninë solemne të mbajtur në Pallatin e Brigadave, pas ekzekutimit të himnit kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe leximit të dekretit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, Aleksandër Flloko, me motivacionin: “Për kontribut të shquar në lëvizjen demokratike për rrëzimin e diktaturës komuniste, lindjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe futjen e saj në rrugën e zhvillimit demokratik, si një nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes Studentore”, Presidenti Topi u dorëzoi familjarëve të Azem Hajdarit urdhrin e lartë së bashku me dekretin përkatës.

Në ceremominë zyrtare të dekorimit ishin të pranishëm Kryetarja e Kuvendit, znj. Topalli, Kryeministri Sali Berisha, anëtarë të kabinetit qeveritar, drejtues të partive politike në vend, miq e të afërm të dëshmorit të demokracisë, Azem Hajdari.

Në emër të familjes Hajdari, përshëndeti bashkëshortja, znj. Fatmira Hajdari. “Besoj që, jo vetëm unë si bashkëshortja e Azemit dhe tre fëmijët e mi këtu, dhe familjarët e tij, ndihemi kaq të gëzuar dhe të lumturuar për këtë dekorim kaq të lartë nga Presidenti i Republikës. Dua t’ju falënderoj të gjithëve, Kryeministrin Berisha, bashkëpunëtorët e Azemit, të gjithë ata që bënë këtë propozim për dekorimin e Azemit në 10 vjetorin e vrasjes së tij, pasi ata nuk e kishin për 10 vjet në mesin e tyre. Falënderoj Presidentin e Republikës, që e mirëpriti këtë propozim dhe bëri të mundur dhënien sot në 10 vjetorin e Azemit dekoratën e lartë të Urdhrit të Skënderbeut. Le të shërbejë kjo dhuratë e Azemit dhe ky dekorim i Azemit me rastin e 10 vjetorit, për të gjithë demokratët, për të gjithë shqiptarët, që të bëjnë të mundur implementimin e mëtejshëm të demokracisë në Shqipëri. Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen. Faleminderit dhe njëherë”- tha ajo.

Azem Hajdari ishte një ndër politikanët më aktivë të Partisë Demokratike. Ai u ekzekutua

mbrëmjen e 12 shtatorit të viti 1998, pak metra larg selisë blu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›