E Diel, 1 Nëntor 2026

Blihet për 214. 000 euro letra ku Anjshtain mohonte Zotin

 

Letra në të cilën Albert Anjshtain pohon se zoti "nuk është asgjë tjetër veçse prodhim i debulesave njerëzore" dhe Bibla është "një përmbledhje legjendash dinjitoze, por primitive" është shitur në shtëpinë e ankandeve londineze Bloomsbury për 170.000 stërlina, diçka më pak se 214.000 euro. Letra e vitit 1954, i ka shkuar një koleksionisti privat.

Letra ishte shkruar me shkrim dore në gjuhën gjermane dhe i përkiste datës 3 janar të vitit 1954, 15 muaj para vdekjes së tij të ndodhur në Shtetet e Bashkuara.

I është drejtuar filozofit Eric Gutkind, i cili i kishte dërguar kopjen e një libri të tij mbi biblën. Tashmë ajo letër është bërë pjesë e një koleksionisti privat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›