E Diel, 1 Nëntor 2026

Palasë – Dy kamionë dalin nga rruga, tre persona të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Palasës këtë të shtunë (31 janar), ku dy kamionë kanë dalë nga rruga.

Si pasojë e ngjarjes, tre persona që ndodheshin në mjetet e përfshira kanë mbetur të plagosur.

Dy prej tyre janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ndërsa i treti ka pësuar dëmtime në trup dhe po merr ndihmën mjekësore në vendngjarje.

Sipas të dhënave paraprake, të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›