E Martë, 3 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e premte, 18 prill 2025

TIRANË, 18 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet ngas kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore më të ftohta dhe më të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat deri në orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme lokale dhe intensitet të ulët. Pas orëve të mesditës mot kryesisht i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në lindje alternime vranësirash kalimtare. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 6-10 m/s, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/21 Diell re shi
Kukës 9/22 Diell re shi
Lezhë 13/22 Diell re shi
Dibër 14/20 Diell re shi
Durrës 12/25 Diell re shi
Tiranë 15/25 Diell re shi
Elbasan 12/24 Diell re shi
Berat 13/24 Diell re shi
Vlorë 17/23 Diell re shi
Korçë 10/20 Diell re shi
Gjirokastër 11/25 Diell re shi
Sarandë 14/20 Diell re shi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›