Për cilin pushtet ma kërkojnë votën, Politik apo Ekonomik?
Ata e dinë që me votën time, tënden, të atij tjetrit, tonën në përgjithësi, një herë në katër vjet, ata ruajnë ose humbin pushtete. E kur flas për pushtete, nuk e kam fjalën për ate “Politik”, por ate “Ekonomik”, pra pushtetin gërdecar, të shitjes së aseteve shtetërore, të udhëtimeve pa kufi jashtë shtetit, të makinës luksoze, të shtëpisë së re, të varfërimit tone në vazhdimësi, të “përkëdheljes së taksave” vendore e të mëdhatë, të licencave, koncesioneve, fshatrave turistike, ngritjes së çmimeve, kontrollit nga mëngjesi në darke të informacionit…uhuuuu sa pushtete që janë, s’po i kujtoj dot të gjitha. Aq sa habitem, aq vend i vogël sa jemi, si ka vend, o ZOT, për kaq shumë pushtete???
Më duket mëmëdheu im, si një lopë, me sy të qashtër, në lot, i pafjalë e me gjinj që gati po i fishken. Se dikur 18 vjet me pare, Mëmëdheu, ishte me gjinj të nginjur, me të njëjtin trup si sot, por më i nginjur. Edhe i uritur njëkohësisht për pak “bote”.
Dhe pastaj doçka “përkëdhelëse”politikanësh, filluan të shtrëngonin fort gjinjtë e mëmëdheut tim, për të shtrydhur çdo pikë qumështi, për ta futur në baxhon personale, e mua që u dhashë, jepja… familjarisht një herë në 4 vjet votën, më tregonin shishen e qumështit, të ambalazhuar bukur.