E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përfundon numërimi në Skrapar, kryeson PS! Në fshatin e Ilir Metës, vetëm 7 vota diferencë…

Procesi i numërimit në Bashkinë Skrapar ka përfunduar, nga ku ka kryesuar Partia Socialiste.

Kjo e fundit ka fituar 3614 vota, ndërsa Partia Demokratike vjen e dyta në radhë me 1588 vota.

Nderkohe ne Cepan qe njihet si vendlindja e Ilir Metes, PS ka marre 151 vota, ndersa PD 144 vota.

Nga rezultatet e deritanishme duket se socialistët po mbizotërojnë.

Partia Socialiste në këtë qark ka arritur të fitojë deri më tani rreth 60.02%, ndërsa Partia Demokratike 29.35%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›