Numërohen 5 qendrat e para në Gjirokastër, kryeson PS me 66,83% të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur tashmë, ndërsa janë numëruar edhe 5 qendrat e para të votimit nga 198 në total në qarkun Gjirokastër.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 554 vota ose 66,83% të tyre.
Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 194 vota ose 23.40 % të tyre.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 27 vota ose 3.26%.
Partia “Mundësia” ka marrë 12 vota ose 1,45% të votave.

/a.f/