E Martë, 3 Nëntor 2026

Numërohen 11 qendrat e para në Korçë, kryeson PS me 61.02% të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur tashmë, ndërsa janë numëruar edhe 11 qendrat e para të votimit nga 422 në total në qarkun e Korçës.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 1542 vota ose 61.02%.

Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 833 vota ose 32.96 % të tyre.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 78 vota ose 3.09%.

Partia Social Demokrate ka marrë 30 vota ose 1.19%.

Partia “Mundësia” ka marrë 27 vota ose 1,07% të votave.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›