Përmbytje në Fier – 120 banesa të prekura, vijon vlerësimi i dëmeve

Katër grupe pune nga bashkia e Fierit kanë nisur verifikimin e dëmeve nga përmbytjet në fshatin Ferras.
Në fazën e parë të vlerësimit 120 banesa rezultojne të jenë prekur. Ky proces sipas nënkryetarit të bashkisë Nusret Avdullai kërkon bashkëpunimin edhe nga banorët, të cilët duhet t’u përgjigjen thirrjeve për evakuim për të shmangur çdo rrezik.
“Janë rreth 120 familje të prekura nga vërshimi i ujit. Jemi marrë me hapjen e kanaleve për largimin e ujit”, u shpreh Avdullai.
Procesi i verifikimi të dëmeve në banesat e përmbytura do të vijojë disa ditë me radhë, ndërkohë problem mbetet situata pranë lumit Seman, ku banorët kanë nevojë për furnizimin me ushqime, por edhe për transferimin e bagëtive.
Autoritetet në terren po punojnë që lumi Seman të mbahet në monitorim, nga rreziku i ndonjë tendence për rritje të nivelit të ujit.
/rtsh.al/