E Diel, 1 Nëntor 2026

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit

Izraeli ka nisur sulme të reja drejt kryeqytetit iranian. Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se sulmet e reja synojnë infrastrukturën e regjimit terrorist iranian në të gjithë Teheranin

Shpërthime të shumta janë raportuar në qytet dhe në zonat pranë tij.

Tensioni po përhapet edhe në objektiva ushtarake. Gjatë natës, raketa balistike u lëshuan kundër bazës ajrore Incirlik në Turqi e cila strehon forcat amerikane dhe asetet e NATO-s. Ky është sulmi i tretë me raketa në bazë që nga 4 marsi.

Në të njëjtën kohë, Irani thuhet se goditi Qendrën Ndërkombëtare Financiare të Dubait (DIFC), në përgjigje të sulmeve amerikane ndaj bankave kryesore iraniane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›