E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pezullimi i Ballukut, Gjykata Kushtetuese vendos sot mbi ankimimin e qeverisë

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Gjykata Kushtetuese do të vendosë sot nëse do të kalojë apo jo për shqyrtim ankimimin e Kryeministrit, lidhur me çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga Gjykata e Posaçme (GJKKO).

Qeveria kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimit e Organizuar (GJKKO), nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu qeveria kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së për pezullimin e ministres Balluku nga detyra.

GJKKO ka vendosur dy masa sigurie për Ballukun, atë të pezullimit nga detyra dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›