Pica pa domate? Restoranti italian tarifon 1,50 euro shtesë

ROMË, 11 gusht /ATSH-DPA/- Në qytetin jugor italian, Bishelie një piceri u kritikua ashpër pasi kërkoi 1,50 euro shtesë për mungesën e domateve në picë dhe 1,50 euro të tjera për një version tjetër të picës pa laktozë.
Rasti u bë publik nga notarja e njohur, Elena Di Liddo, e cila e postoi faturën në Instagram.
Notarja Elena Di Liddo – duhej të paguante një tarifë shtesë prej 1,50 eurosh me shënimin “pa pomodorini” (“pa domate”) – përveç çmimit origjinal të picës (Tricolore) prej 14 eurosh – të listuar në menu, në qytetin jugor italian, Bishelie.
Di Liddo-s gjithashtu iu desh të paguante 1,50 euro shtesë sepse kishte porositur një version të picës pa laktozë.
“Të paguaj 1,50 euro për diçka që as nuk e kam ngrënë është vërtet e trishtueshme dhe e turpshme. A është e ligjshme kjo?”, shkroi 31-vjeçarja duke postuar faturën në llogarinë e saj në Instagram.
Çështja u trajtua sot nga disa gazeta italiane. Piceria që vendosi tarifën shtesë nuk komentoi fillimisht.
Restorantet në Itali kanë hasur vazhdimisht probleme vitet e fundit për shkak të praktikave të ngjashme, duke përfshirë pagesën shtesë në banak për një gotë të vogël me ujë çezme.
Ka pasur edhe incidente të ngjashme që i kanë zemëruar vizitorët – për shkak të tarifës shtesë për prerjen e një sanduiçi të thekur në gjysmë, kërkimit të një luge ose një gote me akull. //a.i/