E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi 46-vjeçarin gjatë një konflikti të çastit, arrestohet autori 75-vjeçar

Një konflikt i çastit për motive të dobëta është bërë shkak për plagosjen e shtetasit S.M, 46-vjeç mbrëmjen e djeshme në Librazhd. Menjëherë pas njoftimit për konfliktin, Policia e Librazhdit nisi punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes nga ku mbeti një i plagosur.

Është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë e shtetasit H.D, 75-vjeç, autori I plagosjes për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, si dhe e shtetasit A.H, 48-vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Shtetasi A.H. dyshohet se ka fshehur mjetin prerës me të cilin është kryer plagosja, si dhe nuk ka raportuar ngjarjen në polici.

Procedimi penal ka nisur edhe për shtetasen E.H. 44-vjeçe, (bashkëshortja e shtetasit A.H., e cila ka qenë në vendgjarjen e krimit), për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”.

Materialet proceduriale I kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›