E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap me armë dhe municion, në pranga 33-vjeçari në Tiranë

Një 33-vjeçar ka rënë prangat e Policisë së Tiranës këtë të enjte pasi u kap duke lëvizur me armë me municion ushtarak në zonën e Astirit.

Bëhet me dije se është sekuestruar arma dhe municioni nga ana e policisë.

Sipas informacioneve mësohet se 33-vjeçari ishte duke lëvizur i armatosur në zonën e Astirit kur shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 6 nisën punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Si rezultat i reagimit të shpejtë nga ana e policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor “On Time”, u arrestua në flagrancë shtetasi: K.Ll, 33-vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes me armë zjarri dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›