E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Po hanë kokat e tyre!”- Përplasja Rama-Veliaj, Shehaj: Çfarë duhet të ndodhë më që SPAK të hetojë kryeministrin? Regjimi kriminal po shkërmoqet

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi mbi përplasjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ku ky i fundit pretendon se është kërcënuar në qelinë e tij nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu me urdhër të Ramës.

rama veliaj shehaj

Sipas kreut të Partisë Mundësia, nga deklaratat e Veliajt kuptohet se Rama është kujdesur deri më tani për kushtet e tij në burg, përfshirë kontaktet me familjarët dhe miqtë, ndërsa tashmë e ka kërcënuar se do t’i ndërpresë këto lehtësira nëse nuk pranon kërkesat e tij.

“Ka plasur keq brenda Partisë Socialiste! Po hanë kokat e tyre. Erion Veliaj sot ka bërë një deklaratë bombë. Ka thënë që jam kërcënuar nga Edi Rama nëpërmjet Ministrit të Drejtësisë, në qeli në burg.

Ka pranuar gjithashtu që deri dje, Edi Rama është kujdesur për kushtet e tij në burg, është kujdesur për miqtë e tij dhe për familjarët e tij. Dhe nga sot e tutje e ka kërcënuar Erion Veliajn që nuk do kujdeset më. I ka thënë që do ta kalbë në burg, nëse nuk hesht, nëse nuk pranon kushtet e Edi Ramës”, shprehet ai.

Shehaj deklaroi se SPAK duhet të marrë nën hetim Edi Ramën dhe se regjimi kriminal i tij po shkërmoqet nga brenda dhe tani SPAK-u duhet të tregojë se askush nuk është mbi ligjin, as Edi Rama.

“Çfarë duhet të ndodhë më që SPAK-u të marrë nën hetim Edi Ramën? Është e qartë që me këto që po tregon edhe Veliaj, është e qartë që në krye të kësaj organizate kriminale qëndron vetë Edi Rama.

Vetë Edi Rama kujdeset për anëtarët e bandës, të cilët kanë përfunduar në burg ose para drejtësisë, dhe i njëjti kujdeset gjithashtu që t’i kërcënojë nëse ndonjëri prej tyre guxon dhe i del kundër Edi Ramës. Ky regjim kriminal po bie nga brenda, po shkërmoqet. Tani, i takon SPAK-ut të tregojë që nuk ekziston asnjë vijë e kuqe, që askush nuk është i paprekshëm, përfshi Edi Ramën” – u shpreh Shehaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›