E Diel, 1 Nëntor 2026

Podgoricë, Dimitrij Medvedev në Ballkan

Në krye të firmës që merret me financimin e ndërmarrjes janë Evgenij dhe Artem Medvedev. Burime të mirinformuara, konfirmojnë për gazetën malazeze "Vijesti", se pas kësaj firme qëndron kandidati për postin e Presidentit të Rusisë, në zgjedhjet e vitit 2008, pasuesi më i besueshëm i Putinit, Dmitrij Medvedev. Medvedev tani kryen detyrën e zëvendëskryeministrit të parë të Rusisë. Firma "Eurolend" u bë e njohur vitin e kaluar kur bleu nga ish-futbollisti i njohur, Matej Kezhman, një sipërfaqe 2.500 metër katrorë tokë, afër portit të qytetit dhe Shkverit, ndërsa në verë bleu dhe kampin e pushimit të punëtorëve në Njivicë, në breg të detit. Objekti është rreth 400 metra katrorë dhe është afër "vilave federale", që shërbenin për pushimet e funksionarëve federalë, ndërsa tani u shërben funksionarëve malazezë. Edhe një emër tjetër i dëgjuar nga bota e politikës ruse, ka pasuri të paluajtshme në rivierën e Herceg Novit.

Para dy vitesh, ndërmarrja ruso-malazeze "Lustreca" bleu 30.000 metra katrorë tokë, në Lushtici, në hyrje të Bokës. Pronar i ndërmarrjes është kryebashkiaku i Moskës, përkatësisht gruaja e tij. Luzhkov ua ka blerë tokën disa banorëve vendas, për rreth katër milionë euro. Burime të mirinformuara, thonë se disa zyrtarë të sigurisë shtetërore të Rusisë, kanë agjencitë për pasuritë e paluajtshme në Herceg Novi dhe jetojnë në këtë pjesë të bregdetit malazez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›