Ferguson, 30 mln për Karim Benzema
Sulmuesi i Lionit, Karim Benzema, duket se nga sezoni i ardhshëm do të transferohet në kampionatin anglez, pasi shumë skuadra janë vënë në ndjekje të tij. Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, është i gatshëm të hyjë personalisht në bisedime për të siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar të kombëtares franceze. Por sipas mediave britanike, ai do të ketë një konkurrencë të ashpër nga Mançester Junajtid, që po përgatit një ofertë. Aleks Ferguson është gati të shpenzojë 30 milionë euro për lojtarin.