E Diel, 1 Nëntor 2026

Riberi shpallet "Lojtari i vitit"

Frenk Riberi ka fituar dje çmimin "Lojtari Francez i Vitit", për herë të parë në karrierën e tij. Mesfushori i Bajernit të Mynihut mundi në votimin e organizuar nga revista "France Football", ish-fituesin e trofeut Tierri Henri, i cili e ishte shpallur "Lojtari i Vitit" katër vitet e fundit. Pas tyre është renditur sulmuesi i rij i Olimpikut të Lionit, Karim Benzema, ndonëse ky i fundit ka shpërthyer vetëm në pjesën e parë të këtij sezoni. Riberi shkëlqeu me Francën në Botëror, duke e ndihmuar skuadrën të arrijë në finale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›