Pogradeci, destinacion i ngjarjeve kulturore dhe turizmit të qëndrueshëm

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Pogradeci po afirmohet si një nga qendrat kryesore të turizmit të eventeve, duke nxjerrë në pah bukuritë e tij natyrore dhe ofertën kulturore.
Këtë e theksoi drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), Zana Çela, gjatë një takimi të zhvilluar sot me kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli.
Gjatë bisedës, Çela vuri në dukje se aktivitetet e kategorisë Art-Fest kanë sjellë energji dhe ngjyra të reja në jetën turistike të qytetit, duke theksuar potencialin e Pogradecit për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
Në përputhje me vizionin e qeverisë për një turizëm gjithëvjetor deri në vitin 2030 dhe orientimet e AKT-së për Kalendarin Kombëtar të Eventeve 2026, u nënvizua rëndësia e shtimit të aktiviteteve që promovojnë trashëgiminë kulturore, folklorin dhe festivalet tradicionale.
Për sezonin turistik 2025, bashkia e Pogradecit renditet ndër 3 bashkitë me më shumë evente në vend, duke e konsoliduar pozicionin e saj si një destinacion i preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj.
1 nga 6/r.e/a.f/