Prani e dendur e mjegullës në Kukës, mjeku këshillon qytetarët të tregojnë kujdes gjatë kësaj periudhe

Mjegulla e dendur gjatë orëve të para të mëngjesit është kthyer në një fenomen të zakonshëm në qytetin e Kukësit.
Qytetarët, kryesisht ata të moshës së tretë, shprehen se prania e vazhdueshme e mjegullës ndikon negativisht në shëndetin e tyre, duke shtuar problemet me frymëmarrjen.
Prania e mjegullës shkakton kufizim të ndjeshëm të fushëpamjes dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.
Në lidhje me situatën aktuale, mjeku Avdi Elezi u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, sidomos në mënyrën e veshjes dhe në oraret e lëvizjes, duke shmangur daljet e panevojshme kur mjegulla është më e dendur.
“Ata që kanë probleme të shmangin daljet. Ata që e kanë të nevojshme te vendosin ndonjë maskë”, apelon mjeku.
Sipas specialistëve, orët e para të mëngjesit dhe ato të mbrëmjes janë periudhat kur mjegulla shfaqet me intensitet dhe dendësi më të lartë.
Gazetar: D. Shehu
/rtsh.al/