Presidenti Topi : Pavarësia e Kosovës është çështje orësh dhe ajo duhet përjetuar me shumë pjekuri e civilizim.

25 janar 2008
Prishtinë
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, i shoqëruar nga delegacioni, u prit nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, me të cilin zhvilloi një takim të ngrohtë e vëllazëror.
Presidenti Sejdiu vlerësoi ndihmën dhe rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, fitimin e pavarësisë dhe pasi bëri një përshkrim të situatës aktuale, shprehu vullnetin për dhënien e mesazheve të qarta paqeje dhe bashkëjetese, për një kujdes të veçantë dhe përgjegjësi të madhe për komunitetet e pakicat, për të përmbushur aspiratat integruese dhe garantuar një shtet të vërtetë demokratik e multi-etnik.
Presidenti Topi pasi shprehu kënaqësinë dhe emocionet e veçanta që ndodhet në këtë vizitë në Kosovë dhe mirënjohjen për ftesën dhe mikpritjen, garantoi për mbështetjen pa rezervë nga ana e Shqipërisë dhe të gjithë institucioneve të saj për përmbushjen e aspiratave të Kosovës dhe popullit të saj, duke theksuar që pavarësia e merituar e Kosovës është çështje orësh tashmë gjatë këtyre momenteve të rëndësishme, delikate e historike. Kreu i shtetit shqiptar e siguroi Presidentin Sejdiu gjithashtu për bashkërendimin e e të gjitha veprimeve institucionale mes dy vendeve tona në mënyrë që Kosova të jetë një vend integral, brenda kufijve të saj, me të gjitha standardet e kërkuara euro-atlantike, duke respektuar pakicat dhe të drejtat e tyre dhe për ta përjetuar këtë çast shumë të afërt me shumë pjekuri dhe civilizim, të cilat shoqëria kosovare i ka demonstruar ngahera, edhe në momentet më të vështira.
“Shqipëria e ka mbështetur dhe e mbështet pa asnjë hezitim pavarësinë e Kosovës”, - tha Presidenti Topi, duke shtuar se Kosova gjendet në momentet më të rëndësishme të historisë së saj, shpalljes së pavarësisë. Po ashtu, ai shprehu bindjen se institucionet e Kosovës do të dinë, si edhe deri më tani, që në mënyrë të admirueshme ta menaxhojnë gjendjen në vend edhe pas aktit të shpalljes së pavarësisë, për të ridëshmuar se Kosova po vazhdon t’i plotësojë të gjitha standardet ndërkombëtare, duke i respektuar dhe duke i garantuar të drejtat për qytetarët e saj të komuniteteve pakicë.
Duke folur për marrëdhëniet në mes dy vendeve, Presidenti Sejdiu ripohoi se ato janë në nivelet më të larta dhe se do të thellohen edhe më shumë për të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve dhe të të gjithë rajonit. “Pavarësia hap perspektiva të reja bashkëpunimi mes Kosovës dhe vendeve të tjera, prandaj ne jemi të vendosur që ky kapitull i rëndësishëm i përcaktimit të statusit të Kosovës të mbyllet shpejt dhe suksesshëm”, - vlerësoi Presidenti Sejdiu.
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për ditën, apo kohën e shpalljes së pavarësisë, Presidenti Sejdiu theksoi:” Ne jemi në kohën e një dinamike jashtëzakonisht të shpejtuar të veprimeve dhe konsultave, me miqtë e Kosovës dhe mendoj se shumë shpejt do të jetë edhe momenti i marrjes së vendimit edhe në Parlament. Me rëndësi është që këto veprime t’i bëjmë të koordinuara. Kosovës i nevojitet mbështetje në ecjen e saj më tutje, por edhe njohja e shpejt ndërkombëtare , - pohoi Presidenti Sejdiu.
Ndërsa, Presidenti Topi u shpreh se nuk beson se në Kosovë do të ketë destabilizim të situatës. “Kosova në kuptimin e vërtet të fjalës, është jo vetëm një çështje e ndërkombëtarizuar ç'ka presupozon një kujdes ndërkombëtar, por në këto momente kujdesi dhe rëndësia që po i jepet Kosovës, institucioneve të saj, që kanë të bëjnë edhe me sigurinë është akoma më i madh. Shoqëria Kosovare, shoqëria në Shqipëri dhe shoqëritë e tjera në Ballkan duhet ti kontribuojnë këtij momenti me maturi dhe qetësi të veçantë”.
Presidenti Topi shprehu bindjen që Kosova, sikurse edhe Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit, do të jenë pjesë e aspiratës euro-atlantike dhe do jenë në ato standarde që Kosova ka filluar t'i demonstrojë që tani.