Presidenti Topi nderohet me titullin “Dr. Honoris Causa’’ nga Universiteti i Prishtinës.

25 janar 2008
Prishtinë
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u nderua sot me titullin “Doktor Honoris Causa’’ nga Universiteti i Prishtinës. Kryetari i Shtetit ka preferuar ta përshkojë në këmbë rrugën deri në Universitetin e Prishtinës, duke u takuar me qytetarë të moshavë të ndryshme, që kishin dalë në rrugët e Prishtinës për të takuar Presidentin e Shqipërisë.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar pasdite në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, në prani të Presidentit Topi e të delegacionit të lartë që e shoqëron, të Presidentit Sejdiu, zv/kryeministrit z. Manaj, kryeparlamentarit të Kosovës, z. Krasniqi e Ministrit të Arsimit, z. Hoxhaj, si dhe të akademikëve, pedagogëve e studentëve të Universitetit të Prishtinës, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Enver Hasani i ka dorëzuar Kryetarit të Shtetit shqiptar titullin “Doktor Honoris Causa” me motivacionin "për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm në afirmimin permanent të çështjes së Kosovës dhe zgjidhjes së statusit të saj".
Në fjalën e tij Rektori i UP-së ka vërejtur se Prof. Dr. Bamir Topi është Presidenti i dytë që nderohet me këtë titull, por Presidenti i parë shqiptar pasi me të njëjtin titull Universiteti i Prishtinës ka nderuar edhe ish- Presidentin amerikan Bill Klinton dhe ky titull, sipas Rektorit Hasani, është një falenderim në emër të qytetarëve të Kosovës për kontributin personal të Presidentit Topi për kauzën e Kosovës.
Ndërsa, Ministri i Arsimit, z. Hoxhaj ka vërejtur se Prof. Dr. Topi shërben si një shembull e model se në sajë të përkushtimit, akademikët mund të japin një kontribut mjaft të suksesshëm në politikë. Pas një prezantimi të hollësishëm të punës dhe veprimtarisë së Prof. Dr. Topit, Presidenti i Shqipërisë iu drejtua studentëve dhe profesoriatit të UP-së me një përshëndetje të shkurtër ku tha midis të tjerash:
“Kam dëshiruar vetë me ngulm që të jem pranë jush në këtë vizitë të parë timen në Kosovë në kapacitetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Universiteti i Prishtinës, ky simbol i qëndresës sonë historike ndër vite, ky simbol i së drejtës sonë historike ka qenë dhe do të mbetet një kapitull i ndritur i historisë së popullit shqiptar dhe veçanërisht i Kosovës moderne. Kush mund të harrojë aktin historik të studentëve të 68-tës dhe 81-shit, të atyre djemve dhe vajzave si Bajram Kosumi, Hydajet Hyseni, Berat Luzha, Mehmet Hajrizi, Ali Laji, Gani Koci, Kadri Kryeziu, Jonuz Jonuzi, Gani Krasniqi, Teuta Hadri, të cilët kanë bërë epok뒒.
Në përshëndetjen e tij, Presidenti Topi theksoi gjithashtu se: “Ndihem dyfish i lumtur që në këtë moment historik, kur Kosova është fare pranë statusit të saj përfundimtar – pavarësisë , ndodhem pikërisht këtu mes jush akademikëve, profesoratit dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës. Jam i bindur se Kosova e pavarur dhe demokratike do të jetë një garanci reale që qetëson dhe stabilizon Kosovën, një garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon’’.