Presidenti Topi: Do të thellojmë reformat për të merituar ftesën në NATO.

19 tetor, 2007
Bruksel,
Belgjikë.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jap de Hop Shefer zhvilluan sot një takim, në kuadër të vizitës zyrtare që Kryetari i Shtetit po zhvillon në Shtabin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Në këtë takim ishin të pranishëm, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Lulzim Basha, Nënkryetarët e Kuvendit, z. Fatos Beja dhe z. Ylli Bufi dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit, që shoqëronin Presidentin e Republikës në këtë vizitë.
Në përfundim të takimit, Presidenti Topi dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Shefer dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Shefer - Mirëmëngjes të gjithëve! Shpreh kënaqësinë e madhe që po pres Presidentin Topi, i cili vjen për herë të parë në NATO në cilësinë e Kryetarit të Shtetit, sepse ai ka qenë edhe më parë këtu. Më kujtohet shumë mirë vizita ime e vitit të shkuar në Shqipëri në muajin korrik, kur edhe iu adresova Parlamentit shqiptar dhe ku takova Presidentin Topi në terrenin e tij.
Diskutuam rreth aspiratave të Shqipërisë për t'u afruar gjithnjë e më tepër në NATO. Diskutuam me Presidentin Topi për vëzhgimin me imtësi që po i bëjnë aleatët e NATO-s procesit të reformave të nevojshme në Shqipëri. I thashë Presidentit se ftesa nuk vjen në mënyrë automatike, por ky është një proces i bazuar në performancën e secilit vend, që synon të marrë një ftesë anëtarësimi. I përmenda zbatimin e reformave të duhura, siç është reforma zgjedhore dhe ajo në sistemin e drejtësisë. E rëndësishme nuk është vetëm bërja e tyre, por edhe zbatimi i tyre është mjaft i rëndësishëm.
Ne diskutuam gjithashtu me Presidentin Topi edhe për rëndësinë që i kushtojnë aleatët një klime të mirë e të shëndetshme politike në Shqipëri, ku, natyrisht, qeveria e opozita mund të ndajnë mendime të kundërta politike, kjo ndodh në çdo demokraci, por ato duhet të bashkëpunojnë në krijimin e kësaj klime të shëndetshme, e cila është e domosdoshme.
Duke folur për reformat në ushtri e përgëzova Presidentin për pjesëmarrjet e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse, në ISAF në Afganistan, që vlerësohet jashtëzakonisht, dhe për ndihmesën e Shqipërisë në Operacionin "Active Endeavor" në Detin e Mesdheut.
Diskutuam gjatë takimit tonë edhe për situatën në rajon, ku u vlerësua roli moderues i Shqipërisë lidhur me çështjen delikate të Kosovës e ku siç e dini, aleatët mbështesin procesin e Trojkës, i cili është në zhvillim e sipër. Pra investimet e nevojshme dhe reformat e mëdha kanë një rëndësi të jashtëzakonshme. Bileta e ftesës për në NATO ende nuk është bërë gati dhe reforma të mëtejshme duhen për ta mundësuar këtë gjë. Siç i thashë edhe Presidentit, NATO dhe unë si Sekretar i Përgjithshëm i saj do e ndihmojmë dhe do e mbështesim sa të jetë e mundur dhe e nevojshme Shqipërinë në këtë proces.
Presidenti Topi - Është një kënaqësi e veçantë, të cilën ia shpreha më parë edhe Sekretarit të Përgjithshëm, që të jem këtu për herë të parë në cilësinë e Presidentit të Shqipërisë, në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe proceset e saj integruese, momenti, kur Shqipëria po i afrohet më shumë institucioneve euroatlantike. Falenderova në mënyrë të veçantë Sekretarin e Përgjithshëm, z. Shefer për këtë takim dhe riktheva në memorie pikërisht atë fjalim të rëndësishëm të z. Shefer në Kuvendin e Shqipërisë, i cili me mesazhet e tij inkurajuese ishte pjesë, apo zëdhënës i asaj pjese të politikës së dyerve të hapura, që NATO po aplikon për vendet, që janë në rrugën e konsolidimit të demokracisë ashtu si Shqipëria, por edhe vendet e tjera të rajonit. I bëra një përshkrim të hollësishëm të klimës politike në Shqipëri, të domosdoshmërisë së ekuilibrit të jetës politike dhe të maturitetit politik, për domosdoshmërinë e bashkëpunimit të të gjitha forcave politike institucioneve, jo thjesht për të shprehur dëshirën e aspiratën për integrim, por gjithashtu edhe për të bashkëpunuar në mënyrë efektive për realizimin e të gjitha standardeve.
Është një moment shumë i rëndësishëm, kur 94% e popullsisë është shprehur qartë se e mbështet procesin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO e BE. Është një moment shumë i rëndësishëm për të gjitha forcat politike, të cilat po punojnë në funksion të realizimit të këtij qëllimi. Në këtë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s unë shoqërohem nga z. Bufi e z. Beja, përfaqësues të spikatur të opozitës e mazhorancës, Ministri i Jashtëm dhe kolegë të tjerë, domethënë të gjithë jemi në funksion të këtij qëllimi.
E garantova Sekretarin e Përgjithshëm se ne do të thellojmë reformat, si në sistemin e drejtësisë, në sistemin zgjedhor, natyrisht duke u fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, ku realisht ka patur progres. E garantova se roli i Shqipërisë në rajon është një rol moderator. Shqipëria është tashmë faktor stabiliteti dhe sot është aktive në misionet paqeruajtëse në Irak, Afganistan, Bosnje - Hercegovinë dhe, natyrisht, do të vazhdojmë këtë rrugë duke i zgjeruar ato, sepse aspirojmë të jemi pjesë e familjes së madhe euroatlantike.
Trajtuam çështjen e Kosovës, por sigurisht, për shkak të delikatesës së çështjes, Shqipëria ka qenë në konkordancë të plotë me institucionet ndërkombëtare, të përfshira në këtë proces. Shqipëria do t'i referohet Planit Ahtisari në këtë çështje, duke shpresuar në një zgjidhje sa më të shpejtë të saj, në funksion të stabilitetit në rajon.
Së fundi përcolla dëshirën time për një vizitë të ardhshme në Tiranë të z. Shefer, i cili është i admiruar për punën e tij nga shoqëria shqiptare, besoj edhe në funksion të këtij procesi mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë.
Nëfund, shpreha edhe dëshirën duke i bërë një ftesë Sekretarit të Përgjithshëm që vizitojë Tiranën meqë ai admirohet shumë nga shoqëria shqiptare dhe do i shërbente edhe këtij çasti tepër të rëndësishëm për Shqipërinë. Dëshiroj edhe ta falenderoj me këtë rast duke e siguruar për bashkëpunimin tepër serioz dhe korrekt me ne. Ju faleminderit!
I pyetur se si do realizohet reforma e rëndësishme në drejtësi dhe mbi debatin që është hapur për Prokurorin e Përgjithshëm, Presidenti Topi është përgjigjur:
“Duke iu rikthyer edhe një herë reformës në drejtësi, mund të them se domosdoshmëria e saj është një vullnet i shprehur nga të gjitha forcat politike parlamentare me ngritjen e një komisioni të posaçëm për realizimin e reformës. Ka një hap konkret, Parlamenti ka nisur procedurat për ngritjen e këtij komisioni, është përcaktuar kryetari, vlen ta theksoj se është një përfaqësues i PBDNJ-së, z. Spiro Peçi, një politikan profesionist i fushës së drejtësisë.
Në këtë komision do të marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e forcave politike parlamentare. Nuk kemi diskutuar për momente të veçanta, siç është çështja e Prokurorit të Përgjithshëm, sepse në filozofinë e re të institucioneve të politikës shqiptare, nuk jane emrat e veçantë që përcaktojne proceset, por janë proceset demokratike, janë reformat dhe vullneti i përbashkët i forcave politike, ato që përcaktojne fatet demokratike të individëve të veçantë. E rëndësishme është që të garantohet një proces demokratik dhe reforma, sipas të gjitha standardeve të familjes, pjesë e së cilës ne dëshirojmë të bëhemi.
I pyetur nëse Shqipëria do e marrë ftesën për anëtarësim në NATO në Samitin e Bukureshtit, z. Shefer është përgjigjur:
“Është shumë herët ta them! Tani jemi në mes të tetorit dhe Samiti do të mbahet në prill, nuk mund ta them, është ende herët. Ajo që mund të them është se duhen reforma të mëtejshme dhe mjaft i rëndwsishëm është zbatimi i tyre. Nuk mund të japim garanci. Do të shohim se si do të ecë procesi i reformave”.
Ndërsa, Presidenti Topi në përgjigje të pyetjes se çfarë do të bëjë Shqipëria nëse nuk do e marrë ftesën për në NATO u shpreh:
“Ne e presim me mjaft optimizëm ftesën. Kjo nuk do thotë se në mënyrë definitive do e arrijmë, por ajo që mund të garantoj është që institucionet në Shqipëri e forcat politike po punojnë fort për të plotësuar të gjitha standardet, në mënyrë që ky proces të realizohet me sukses. Besoj se ekzistojnë të gjitha mundësitë që kjo ftesë të vijë në vitin 2008.
Pyetjes se sa do ndikojë në procesin e integrimit në NATO marrëdhënia delikate dhe debati mes forcave politike në Shqipëri, të evdientuara edhe gjatë zgjedhjes së Presidentit, z. Topi iu përgjigj:
“Edhe kjo është një çështje që u diskutua me Sekretarin e Përgjithshëm, z. Shefer. Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë kaloi nëpërmjet një procesi kushtetues. Kjo është një nga arritjet e politikës shqiptare, sepse nje proces i tillë, i vështirë dhe i komplikuar u realizua pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Kjo tregon pjekurinë që ka arritur klasa politike në Shqipëri.
Sa për debatin politik, personalisht nuk jam i shqetësuar, jo se unë nuk jam pjesë e këtij debati, por sepse në një vend demokratik, ku kërkohet të forcohet debati politik, të kualifikohet ai, në një mënyrë shumë natyrale, kur diskutohen çështje të integrimit të vendit, të gjitha forcat politike janë në sinkron. Prandaj dhe mendoj së është nje element për t'u theksuar: sado intensiv të ketë qenë debati, për çështje të caktuara, të gjithë politikanët bashkohen kur vjen puna tek procesi i integrimit.
Nga ana e tij z. Shefer tha:
“Kultura politike në Shqipëri është një kut shumë i rëndësishëm matës. Kjo nuk do të thotë që mazhoranca e opozita nuk do të kenë mendime të ndryshme, por mënyra se si politikanët, apo grupet e ndryshme politike e ndërtojnë marrëdhënien e tyre politike, është një kut tjetër shumë i rëndësishëm, madje më i rëndësishmi. Faleminderit për vizitën!"