Presidenti Topi bisedon me ambasadorë të vendeve të NATO-s për çështje të integrimit të Shqipërisë në këtë organizatë.

19 tetor, 2007
Bruksel,
Belgjikë.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ishte sot i pranishëm në një takim me 26 ambasadorë të vendeve anëtare të NATO-s.
Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, Kryetari i Shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vendeve të Aleancës, të cilën Shqipëria e ka ndjerë jo vetëm në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në NATO, por edhe në atë dypalësh dhe shumëpalësh. Presidenti i Republikës ritheksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO e BE janë përparësia e politikës së jashtme të Shqipërisë, nënvizoi se të gjitha forcat politike dhe qeveritë e konsiderojnë jetike këtë përparësi dhe se, shoqëria, opinioni publik dhe ai mediatik, e mbështesin anëtarësimin euroatlantik të vendit dhe reformat në këtë drejtim.
Duke u ndalur në zhvillimet aktuale në vend, Presidenti Topi vuri në dukje se “demokracia e re pluraliste parlamentare në Shqipëri, sot zhvillon debatin e saj pozitë-opozitë, veçanërisht për çështje të rëndësishme që lidhen me reformat e domsdoshme, për të përshpejtuar reformën në sistemin e drejtësisë, reformën zgjedhore, për të nxitur luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit si rruga e vetme për vendosjen e një demokracie të shëndoshë e funksionale dhe forcimin e shtetit ligjor, të cilat kushtëzojnë drejtpërdrejt anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe BE”.
Pas fjalës përshëndetëse të z. Topi, Ambasadorët pjesëmarrës ngritën një sërë pyetjesh rreth çështjeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me përmbushjen e aspiratës së Shqipërisë për integrim në NATO.
E para e mori fjalën Ambasadoresha amerikane në NATO, e cila kërkoi të dinte rreth reformave thelbësore, që ka ndërmarrë vendi ynë si reforma në gjyqësor, ajo zgjedhore, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, etj.
Më pas folën Ambasadorët e Danimarkës, Rumanisë, Hollandës, Greqisë, Italisë, Turqisë, Çekisë, Bullgarisë, Spanjës, etj. Pothuajse të gjithë të pranishmit vunë në pah sukseset dhe përparimin e bërë nga Shqipëria në drejtim të përmbushjes së standardeve integruese në strukturat euro-atlantike dhe shprehën gatishmërinë e vendeve të tyre përkatëse për të dhënë ndihmesë dhe për të ndarë përvojën integruese. Gjithashtu u theksua se periudha në vazhdim, deri para Samitit të ardhshëm të Bukureshtit, do të jetë vendimtare për vendet kandidate dhe nevoja për të përfunduar me sukses rrugëtimin tonë për në NATO.
Presidenti Topi iu përgjigj interesimit të Ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s, duke përshkruar me detaje reformat, përpjekjet, sukseset, përparimin e bërë në ristrukturimin e Forcave tona të Armatosura, kontributin e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse dhe rolin moderues në rajon e më gjerë në dobi të paqes dhe qëndrueshmërisë.
Z. Topi vuri në pah edhe qëndrimin e Shqipërisë për çështjen e Kosovës: zgjidhjen sa më të shpejtë të saj, duke konsideruar si pikë referimi Planin e Presidentit Ahtisari, që evidenton arritjen e statusit të pavarësisë, duke respektuar të gjitha normat dhe standardet ndërkombetare, përfshirë këtu edhe të drejtat e pakicave. Pasi vlerësoi rolin konstruktiv të faktorit shqiptar për paqen dhe stabilitetin në rajon, Presidenti Topi nënvizoi synimin e përbashkët të vendeve të rajonit të Ballkanit për t'u integruar në familjen europiane dhe strukturat euro-atlantike.
* * *
Në mbyllje të vizitës, Presidenti Topi ka zhvilluar një takim me gazetarët shqiptarë të akredituar në Bruksel, si dhe ka dhënë një intervistë për gazetën belge “La Libre Belgique”.