Presidenti Topi: Fuqizimi i gruas në shoqërinë shqiptare është ndihmë për fëmijët.

18 janar 2008
Presidenti i Republikës Bamir Topi i shoqëruar nga Zonja e Parë Teuta Topi ka marrë pjesë në promovimin e Raportit “Gratë dhe fëmijët në Shqipëri: Kosto e dyfishtë e pabarazisë dhe diskriminimit gjinor tek gratë dhe fëmijët”, një aktivitet i organizuar nga Kabineti i Presidentit të Republikës dhe UNICEF në Hotel Sheraton Tirana.
Në fjalën e tij Kryetari i Shtetit ka nënvizuar nevojën e fuqizimit të rolit të gruas në shoqërinë shqiptare si në jetën e përditshme ashtu edhe në vendimmarrje si një ndihmë konkrete për fëmijët, për të përmirësuar ndjeshëm edhe gjendjen e tyre duke iu garantuar mbijetesën e mirëqënien.
Duke garantuar se Institucioni i Presidentit do jetë shumë bashkëpunues me UNICEF për këtë çështje, Kryetari i Shtetit është shprehur se “besoj që bashkë me bashkëpunimin tonë të rritet dhe numri i institucioneve të cilat duhet të kenë një program specifik konkret që t’i kontribuojnë këtij momenti kaq të rëndësishëm që ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve në shoqërinë shqiptare.Të gjithë së bashku mbi bazën e këtyre të dhënave, të cilat konsiderohen si të dhënat bazale për situatën, të ndërtojmë politika konkrete, realiste, të absorbueshme për shoqërinë tonë, për të bërë progres ditë pas dite.”
Ndërsa përfaqësuesja e UNICEF-it në Shqipëri Kerrie Auer duke paraqitur raportin e vitit 2007 është shprehur “Në raportin “Fëmijët dhe Gratë në Shqipëri në 2007” tregohet sesi nxitja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i grave - Objektivi Nr. 3 në listën e Objektivave të Mijëvjeçarit – do të çojë përpara gjithë objektivat e tjerë, që nga ulja e nivelit të varfërisë, ruajtja e jetës së fëmijëve, përmirësimi i shëndetit të nënës, sigurimi i arsimit për të gjithë, lufta kundër HIV/SIDA-s dhe sëmundjeve të tjera e deri tek mbrojtja e mjedisit.”
Në aktivitet ishin të pranishëm ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Barazisë Gjinore Kosta Barka, Zv/ministrja e Punës Marjeta Zaçe, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të organizatave të huaja në Tiranë etj.