Presidenti Topi takon pesë ambasadorë të NATO-s që po zhvillojnë një vizitë pune në Shqipëri.
17 janar 2008
Presidenti i Republikës Bamir Topi priti sot në një takim pesë ambasadorë të NATO-s që ndodhen në Tiranë për një vizitë pune.
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Stjuart Eldon, Ambasadori danez Per Polsen-Hansen, Ambasadori francez Rishard Dyk, Ambasadori gjerman Ulrih Brandenburg dhe Ambasadori holandez Herman Shaper janë njohur nga Presidenti Topi me punën konkrete që po bëhet me reformat kryesore në vend, reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi si dhe klimën pozitive të bashkëpunimit mes mazhorancës e opozitës për këto reforma thelbësore si një tregues i vullnetit të përbashkët për të marrë një ftesë në Samitin e Bukureshtit në muajin prill të këtij viti.
Duke u ndalur në çështje të rajonit Presidenti Topi ka evidentuar rolin dhe mesazhet moderuese të Shqipërisë, që janë përcjellë nga Kryetari i Shtetit gjatë vizitave të zhvilluara në Ballkan e më gjerë, por edhe qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë mbi statusin e ardhshëm të Kosovës, qëndrim i koordinuar me atë të faktorit ndërkombëtar.
Ambasadorët e NATO-s duke vlerësuar rolin moderues të Shqipërisë në rajon, kanë inkurajuar vazhdimin e reformave me të njëjtin ritëm si rruga e domosdoshme për të marrë rezultatin e pritshëm nga Samiti i Bukureshtit.
Presidenti Topi ka vlerësuar mbështetjen konstante të vendeve të NATO-s për procesin integrues të Shqipërisë dhe i ka garantuar ambasadorët për angazhimin e plotë të vendit tonë për të përmbushur detyrimet që do mundësojnë integrimin euroatlantik.