E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret Ambasadoren e re të Letonisë, Astra Kurme.

17 janar 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadoren e re të Letonisë, Astra Kurme, e cila paraqiti Letrat Kredenciale si Ambasadore të Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë në vendin tonë.

Presidenti Topi pasi vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona, përshkroi përpjekjet integruese të Shqipërisë dhe reformat e ndërmarra si ajo zgjedhore dhe gjyqësore, shprehu mirënjohjen që Letonia ka ratifikuar e para Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Shqipërinë. Gjithashtu Kreu i shtetit vuri në dukje edhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik me tërheqjen e investitorëve letonezë, zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fushën e arsimit dhe kulturës, shtimin e vizitave në nivelet më të larta, dhe shkëmbimin e përvojës reciproke.

Nga ana e saj, Ambasadorja Kurme, pasi vlerësoi arritjet dhe ndryshimet pozitive të vendit tonë, u shpreh se Letonia është e gatshme të ndajë me Shqipërinë përvojën e saj integruese dhe u zotua se gjatë misionit të saj, do punojë për rritjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat si ajo politike, ekonomike, arsimore, kulturore dhe marrëdhënieve të rëndësishme parlamentare së bashku me shkëmbimin e vizitave në rangjet më të larta.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›