Presidenti Topi: Korça i ka të gjitha mundësitë për të njohur zhvillime ekonomike intensive.

Korçë
12 mars 2008
Më tej Presidenti Topi pati edhe një takim me Prefekten e qytetit të Korçës, znj. Elfrida Zefi, gjatë së cilit është diskutuar lidhur me mbarëvajtjen e punëve në këtë qytet në fushën e pushtetit vendor, ekonomike, arsimore, kulturore, infrastrukturore, atë të turizmit, drejtësisë etj.
Zonja Zefi, pasi ka falenderuar Presidentin e Republikës për vizitën, si dhe për vëmendjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij për qytetin e Korçës, e ka njohur atë me disa prej zhvillimeve më pozitive në aspektin ekonomik dhe social-kulturor dhe turistik të qytetit.
Nga ana e tij, Kryetari i Shtetit, pasi u njoh gjithashtu edhe me disa nga problemet e Prefekturës së Korçës u shpreh mes të tjerash: “Kam rastin që të prek më nga afër këtë realitet të ri që ka i gjithë rajoni i Korçës. Dëshiroj t’ju jap përgëzimet për të gjithë këtë aktivitet, që në mënyrë të dukshme shikohet tek të gjithë strukturat e njësive të qeverisjes vendore në Korçë. E pashë këtë në Bashki, në Këshillin Bashkiak, e pashë tek Kryetari i Qarkut, tek Këshilli i Qarkut, e shikoj tek insititucioni i Prefektes dhe më vjen mirë që ky lloj bashkëpunimi do të japë shanse reale që rajoni i Korçës të marrë vlera të vërteta që i ka normalisht, jo vetëm sa i përket vlerësimit të traditës, por mbi të gjitha për një perspektivë të gjatë zhvillimi.
Zonja Zefi, më bëri përshtypje fraza e fundit “patriotizmi dhe identiteti kombëtar’ që besoj që është një element shumë i qenësishëm kudo, tek çdo shqiptar, element që duhet të promovohet, si vlera me të cilat ne do të shkojmë në sfidat e integrimit europian dhe euroatlantik. Kam rastin për të bërë publike një bisedë që ne sapo e zhvilluam. Është shumë e rëndësishme që në politikat e Këshillit të Qarkut, të Këshillit Bashkiak ne të rikthejmë në vëmendje edhe çështjen e toponimisë, të emërtimeve, sepse në rast se ka gjëra të shëndetshme ky rajon i ka me bollëk. Në rast se ka një element të vetëm që ky rajon është më i infektuar është çështja e emërtimeve, që politikat e qeverisjes vendore duhet të bëjnë kujdes jo në mënyrë amatoreske, por në bashkëpunim edhe me institutet që merren me këtë problem, sepse ju e kuptoni, jeni koshientë që jemi në vitin 2008, pra nuk janë çështje të fanatizmit që lidhen me probleme të stimuluara për t’u ndryshuar, por për të shkuar në natyralitet historik.”
Më tej Kreu i shtetit theksoi: “Është e papranueshme në këndvështrimin qytetar, intelektual, por edhe si institucion që ende në Shqipëri ka zona, por sidomos është më e theksuar që ka influenca të terminologjisë, të emërtimeve sllave. Vjen në Korçë, në krah të majtë gjen një tabelë Podgoricë, nuk shkon. Jeni ju, nuk vjen në mënyrë të imponuar nga institucioni i Presidentit. Presidenti në mënyrë shumë qytetare, të ekuilibruar duhet të involvojë në një proces që është fare i natyrshëm që institucionet e qeverisjes vendore që kanë ekskluzivitet për të bërë edhe politikën e emërtimeve, është një proces që e keni ju me institutet përkatëse, duhet të dijë ta bëjë edhe përsa përket asaj fraze që ju thatë në mënyrë që ajo frazë të jetë realiste dhe të mos mbetet si një frazë që ne e përdorim por pa marrë masa ndërkohë që duhet t’i kishim marrë. Jemi në një moment kur gjërat duhet të vijnë në terrenin e tyre të natyrshëm. Nuk po them të shkojmë, sepse e dini ju, të shkojmë me një terminologji që është vendosur gjatë viteve të socializmit “drithas”, “mëmas”, “pishtajas” këtë nuk po e them, por natyrisht keni shansin që t’u ktheheni studimeve albanologjike, keni trashëgimi shumë të hershme, vendbanime ilire, ku Korça është e përmendur për këtë lloj trashëgimie së bashku me institucionet që i japin një bazament të fortë shkencor dhe qytetar, që me vendimmarrjen e qenësishme të të gjithë personazheve në institucionet e qeverisjes vendore, gradualisht të bëjmë një proces të rivendosjes. Nuk vjen procesi në një ditë, në një javë, në një muaj, por vjen në mënyrë graduale që të jetë pjesë edhe e një transparence qytetare që edhe njerëzit të ambientohen, të ambientohen edhe me ndryshimin e emrave, sepse edhe kjo është shumë e rëndësishme në vlerësimin e historisë. Historia nëse është deformuar në një moment të caktuar, njerëzit nuk mund të rrinë të bëjnë sehir, duke filluar nga studiuesit, nga albanologët, nga njerëzit që bëjnë ndonjëherë studime për studime dhe pastaj duhet patjetër që këto materiale t’i jepen politikës dhe në rastin konkret është, sikurse e thashë ekskluzivitet i njësive të qeverisjes vendore. Kjo është shumë normale më duket dhe unë jam i bindur që vjen një moment kur frazat janë në përputhje të plotë, kompatibël me realitetin që ne duhet ta zhvillojmë të gjithë.
Unë ju përgëzoj edhe një herë për punën që keni bërë dhe jam i bindur që me ato projekte që unë pashë tek Kryetari i Këshillit të Qarkut, me ato projekte që zonja Prefekte i demostroi jam i bindur që ky rajon do ta ketë zhvillimin jashtëzakonisht intensive. I ka të gjitha premisat, nuk dua të futem në përsëritje të atyre elementëve që ekzistojnë, i ka të gjitha premisat dhe mbi të gjitha ka njerëz qytetarë, intelektualë, profesionistë, që unë kam pasur rastin në të gjitha vitet e bashkëpunimit, qoftë në politikë, qoftë në jetën profesionale t’i provoj”.