Presidenti Topi: Shfrytëzimi i të gjitha resurseve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional do i japin një perspektivë të sigurt qarkut të Korçës.

Korçë
12 mars 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në kuadër të vizitës së tij në Korçë, zhvilloi një takim pune me Kryetarin e Qarkut të Korçës, Ilia Milo dhe anëtarët e Këshillit të Qarkut duke u njohur nga Kryetari Milo me situatën në tërësi në Qark, me projektet e përmbushura me sukses, me bashkëpunimin rajonal dhe nismat e iniciativat e ndërmarra në këtë rajon të rëndësishëm juglindor të Shqipërisë.
Në këtë takim pune, Kreu i Shtetit u shpreh: “Më lejoni që t’ju përgëzoj sinqerisht për të gjithë punën që keni bërë dhe vazhdoni të bëni dhe mbi të gjitha për perspektivën e zhvillimit të rajonit. Dëshiroj gjithashtu të përshëndes të gjithë anëtarët e Këshillit të Qarkut për të gjithë këtë lloj angazhimi mjaft qytetar në funksion të detyrimit për të përfaqësuar sa më mirë të gjithë banorët e Qarkut të Korçës, që është jashtëzakonisht specifik, përsa i përket të gjithë parametrave fizikë, gjeografikë, por edhe pozicionimit mjaft interesant gjeopolitik. Jemi në kufi me një shtet të BE-së me Greqinë, jeni në kufi gjithashtu si Qark me Republikën e Maqedonisë dhe jo pa qëllim ka një sërë projektesh qoftë me Greqinë, qoftë me Maqedoninë dhe projekti që ka të bëjë me fqinjësinë e mirë sigurisht që është mjaft sifinjikativ për të dëshmuar që e ardhmja e vendeve tona, e vendeve të rajonit padyshim që është në familjen evropiane dhe ne po shkojmë çdo ditë e më shumë drejt këtyre standardeve të cilat juve i paraqitët me mjaft elokuencë dhe profesionalizëm. Padyshim që është rezultat i një mirëkuptimi i të gjithë forcave politike që përfaqësohen në Këshillin e Qarkut, e institucioneve të Korçës, të Pogradecit, të Devollit, Ersekës dhe po të shikoni, nuk e kam fjalën për ju se ju jeni në çdo ditë dhe çdo orë me këtë lloj preokupacioni, por meqënëse është media, është një përqendrim mjaft interesant i resurseve natyrore, por edhe i traditës së vyer në të gjithë këtë rajon, duke filluar me liqenin e Pogradecit, liqenin e Ohrit, për të vazhduar me liqenin e Prespës, parkun e Moravës, duke vazhduar me pikën turistike të Dardhës, të Voskopojës, me pyjet e Kolonjës, pra një kombinacion fantastik i natyrës me këtë reliev që t’i ofron të gjitha të mirat. Rajoni i Korçës, rajoni i juglindjes ka në vetvete jo vetëm predispozitat natyrore, por ka mbi të gjitha vlerat njerëzore, që janë vlera të traditës, janë vlera të aktualitetit dhe jam i bindur që do të jenë vlera të perspektivës.
Ju e formatuat shumë mirë aktivitetin e Këshillit të Qarkut. Jeni për t’u përgëzuar sepse ky qark jep premisa të qarta për zhvillimin perspektiv, vetëm kur sheh konkurime projektesh. Ju me këtë numër projektesh, me një lloj bashkëpunimi të qenësishëm të institucioneve qendrore me qeverisjen vendore, unë jam i bindur që rajoni i Korçës do të tërheqë gjithnjë e më shumë jo thjesht vëmendjen e turistëve që do të vijnë të shpenzojnë një ditë, apo një javë, por jam i bindur që mjaft qytetarë të kësaj zonë që sot mund të jenë në emigracion, do të vijnë dhe do të kenë interesin të kthehen në këtë zonë kaq të bukur dhe me kaq resurse për zhvillimin e ekonomisë së perspektivës.
Unë natyrisht që kam pasur rastin kohë pas kohe të jem në kontakt me banorë të këtyre zonave, me përfaqësues të institucioneve, ka një vëmendje të jashtëzakonshme që t’i rikthehemi jo në mënyrë të fokusuar zonave të caktuara, por në mënyrë integrale të gjithë këtij rajoni. Vëmendja është e madhe dhe kjo tregon që një rajon në një moment u duk sikur gjatë viteve të tranzicionit u braktis, sot ka një rivlerësim dhe kjo është për t’u përshëndetur. Ka një rivlerësim që vjen në mënyrë shumë intuitive nga vetë banorët, që kanë populluar këto zona, por ka interesa përtej interesave të shqiptarëve, ka edhe interesa të turistëve të huaj për të vizituar këtë zonë se kanë çfarë të vizitojnë, jo thjesht për të vizituar natyrën, por vlerësojnë institucionet e kultit dhe është shumë e admirueshme që këto institucione të kultit jo vetëm të ruhen, por duhet të mirëmbahen, sepse janë pjesë e historisë, janë pjesë e atij botëkuptimi integral që ka të bëjë me njerëzit, ka të bëjë me besimet e tyre, ka të bëjë me evoluimin, ka të bëjë me bashkëjetesën fetare, ka të bëjë me bashkëjetesën qytetare.
Unë i nderuar zoti Kryetar, të nderuar anëtarë të Këshillit të Qarkut, e nderuar zonja Prefekte, vlerësoj shumë dialogun që është jo vetëm institucional, por duhet të jetë edhe dialog politik, sepse mbi të gjitha, gjërat që bëhen në harmoni janë gjëra që bëhen në të mirë të qytetarit. Ky dialog do të jetë jo vetëm mbi bazën e përfaqësimit të vullneteve politike të shprehura në zgjedhjet politike, por edhe në zgjedhjet e pushtetit vendor, por gjithmonë duhet të jemi të qetë që politika qendrore, Parlamenti po punon në mënyrë konstante që të rriten të gjitha premisat që institucionet që do të burojnë nga institucioni i zgjedhjeve të jenë të tilla që të mos jenë të kontestueshme, por të ofrojnë gjithnjë bashkëpunim, sikurse është modeli i vendeve demokratike më të zhvilluara. Dëshiroj të stimuloj në politikën e Qarkut modelet e rajoneve, që kanë vendet e Bashkimit Evropian që e kanë filluar këtë proces dekada më parë. Nuk duhet të bëhemi xhelozë; një rajon të bëhet xheloz për rajonin tjetër, sepse tradita e një rajoni nuk i ngjan traditës tjetër. Po t’i referohemi një vendi që është vend i Bashkimit Evropian, siç është Italia, e ka shumë të spikatur stimulimin e politikave rajonale. Një rajon nuk i ngjan rajonit tjetër dhe kjo nuk e ka të bëjë thjesht me konfigurancionin që thashë në fillim fizik – gjeografik, por ka të bëjë me traditën e zonës, ka të bëjë me traditat e kuzhinës së asaj zone, ka të bëjë me traditat arsimore, ka të bëjë me traditat kulturore, ka të bëjë me fizionominë që duhet të jetë jo e ngjashme me fizionominë që paraqitet në një rajon tjetër. Ka shumë gjëra që janë të përbashkëta, por ka edhe shumë gjëra që i dallojnë, shumë specifike. Besoj se kjo i jep rajonit të Korçës, jam i bindur, ju që jeni Kryetar i Qarkut do të dini të zhvilloni në mënyrë shumë harmonike jo vetëm interesat e Korçës edhe interesat e Pogradecit, të Devollit, të Ersekës, sepse është një zonë shumë interesante që ofron jo vetëm traditën. Jam i bindur me këto projekte dhe si një nga projektet që është në vizionin e Qeverisë, që do të jetë patjetër edhe në vëmendjen tuaj e që duhet ta stimuloni, rihapja e aeroportit të Korçës. Kjo sepse do të ishte një fenomen shumë paradoksal që ta kishim para çlirimit të vendit dhe të mos ta kemi sot kur jemi në momentet kur duam të stimulojmë turizmin. Sot ka kompani turistike që nuk kanë problem që të vijnë me mjetet e tyre, të vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” i Tiranës, apo të vijnë direkt nga vendi ku ato nisen, të vijnë direkt në rajonin e Korçës. Ky është problemi më i madh që kanë sot shoqëritë turistike dhe dëshiroj ta sjell në vëmendje, sepse duhet të stimuloni projektet. Turizmi është shumë i çuditshëm, pra kërkon patjetër akses, kërkon infrastrukturë, bëhuni sa më aktraktivë në këtë lloj turizmi. Këtë duhet ta bëni ju me politikat e Qarkut, e keni këtë shans, e keni këtë mundësi.
Mos harroni dhe një gjë tjetër që është shumë problematike sot në Shqipëri. Keni shansin se keni më pak probleme relativisht me disa qarqe të tjera, stabilizoni sa më shpejt dhe në mënyrë definitive çështjen e pronësisë, sepse stabilizimi definitiv i çështjes së pronësisë do të japë shanse të mëdha edhe për investimet, për investitorët e vendit në radhë të parë, por pse jo edhe për investitorë të huaj, në këtë rajon të mrekullueshëm.
Unë ju falenderoj zoti Kryetar, anëtarë të Këshillit të Qarkut për mikpritjen, ju falenderoj për këtë vizion të qartë që ju keni dhe ju inkurajoj për një zhvillim sa më të shpejtë të këtij rajoni të bukur".